Komuna e Rahovecit vazhdon të rrit përkrahjen për kulturën, rininë dhe sportin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina, ka nënshkruar kontratat me Organizatat joqeveritare përfituese të subvencioneve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Nga gjithsej 31 OJQ që aplikuan në thirrjen e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, 30 prej tyre janë përzgjedhur për përkrahje. Vlera e përgjithshme e financimit për këtë vit është 223 mijë e 800 euro, që paraqet një rritje prej 18.06% krahasuar me vitin 2024.

Kjo është dëshmi se nga viti në vit, mbështetja e Komunës së Rahovecit për kulturën, rininë dhe sportin po rritet, dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim me përkushtim edhe më të madh. Falë mbështetjes financiare dhe infrastrukturore ka pasur rritje cilësore të klubeve sportive dhe të shoqatave kulturore e rinore. Synojmë thellim të bashkëpunimit me OJQ-të me qëllim të pasurimit të jetës kulturore në komunën e Rahovecit, ka deklaruar kryetari I komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …