leoni

Komuna e Shtimes i dhuroi çmimin “Nderi i Qytetit” nënkolonelit Özgür Ecevit Taṣci

Në Mbledhjen Solemne të Kuvendit të Komunës së Shtimes, Kryesuesi i Kuvendit, z. Rrahman Jakupi, i ka dorëzuar Çmimin “Nderi i Qytetit” nënkolonelit Özgür Ecevit Taṣci, me rastin e mbarimit të mandatit, i cili tani e 14 muaj ka udhëhequr Grupin Monitorues të LMT-së në kuadër të KFOR-it turk, në komunën e Shtimes.

Për ndarjen e këtij çmimi, Nënkolonelit Özgür Ecevit Taṣci, Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2016, të mbajtur më 31.10.2016, unanimisht ka marrë vendim duke u bazuar në kontributin, që ka dhënë ai personalisht dhe Grupi LMT-së, për projektet e realizuara dhe ndihmat e ofruara për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën rrugore, rininë, OJQ-të lokale etj.

Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi u bë në praninë e shumicës së delegatëve të Kuvendit, drejtorëve të shkollave, përfaqësuesve të OJQ-ve lokale dhe qytetarëve të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …