Komuna e Shtimes nesër mbanë Akademi Përkujtimore kushtuar Masakrës së Reçakut

Komuna e Shtimes nesër mbanë Akademi Përkujtimore
kushtuar Masakrës së Reçakut të kryer 17 vite më parë nga ushtria dhe policia e
Serbisë. Në Akademinë Përkujtimore pritet të marrin pjesë autoritetet më të
larta të vendit dhe drejtues të komunës së Shtimes. Të përkujtojmë se 17 vite
më parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake të Serbisë
kryen një krim të llahtarshëm në Reçak, krim që tronditi botën e qytetëruar.
Masakra e Raçakut, e cila nga shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës
çlirimtare në vendin tonë,William Walker u quajt me të drejt krim kundër
njerëzimit, u bë një pikë kthese vendimtare që e shtyri bashkësinë
ndërkombëtare të mendojë më tepër, që palëve në luftë t’ju kërkojë të
përgatiteshin për bisedime me pjesëmarrje të drejtpërdrejt ndërkombëtare në
Konferencën e Rambujes. Akademia Përkujtimore kushtuar Masakrës së Reçakut do
të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …