Komuna e Skenderaj ka nisur një tjetër aksion të madh të mbjelljes së drunjve dekorativ në rrugën “Osman Geci”, për të vazhduar edhe në rrugët tjera dhe parqet publike, deri në mbjelljen e fundit të 700 drunjve nga sasia e parë e furnizuar, për të bërë qytetin e Skenderajt sa më të gjelbër. Në këtë aksion ishte i pranishëm edhe kryetari Fadil Nura.