Komuna e Skenderajt dhe “HIB Petrol” Sh.P.K.,nënshkruan memorandum mirëkuptimi në fushën e mjedisit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimin me kompaninë HIB-Petrol, ku kjo e fundit ka përkrahur komunën e Skenderajt me një donacion prej 2000 eurove. Sipas kësaj marrëveshje, kjo ndihmë do të investohet ne fushën e mjedisit, ku 1000 euro do të përdoren për gjelërim, duke përfshirë këtu edhe mbjelljen e fidanëve, ndërsa 1000 euro të tjera janë dhuruar për shpenzimin e derivateve për largimin e deponive ilegale në Skenderaj. Kreu i komunës, Bekim Jashari, u shpreh mirënjohës për donacionin që ka dhënë kjo kompani për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Komunën e Skenderajt. “Sot pata kënaqësinë që të pres në komunën tonë, drejtuesin e HIB-Petrol, Bucaliu, me të cilin nënshkruam një memorandum mirëkuptimi për mbjelljen e fidanëve dhe largimin e deponive ilegale. Ky është një gjest i mirëseardhur dhe një shembull jashtëzakonisht i mirë i asaj se si mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit ku jetojmë”, tha Jashari. Pronari i “HIB Petrol” Sh.P.K, Ibrahim Bucaliu, u shpreh optimist për këtë projekt duke shpresuar që ky nuk do të jetë i fundit për qytetarët e Skenderajt. “Jam mirënjohës që na keni dhënë mundësinë që të punojmë në një vend që ka nevojë shumë për diç̧ka të tillë dhe po shpresoj që nuk ka me qenë projekti i vetëm në komunën e juaj. Ndoshta kjo është një ndihmë simbolike por po e theksoi përsëri që është vetëm fillimi”, tha Bucaliu. Ndryshe që nga fillimi i mandatit të Kryetarit Jashari, janë shtuar në masë të konsiderueshme hapësirat e gjerbërta brenda qytetit të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …