Komuna e Skenderajt dhe IADK nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, pritën në një takim Drejtorin Ekzekutiv të IADKS Zenel Bunjakun. Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e projekteve të “IADKS”, me bashkëfinancim me Komunën e Skenderajt, në investime direkte në sektorin e bujqësisë. Kryetari Jashari dhe Kryetari i Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) Zenel Bunjaku nënshkruan një marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve në Komunën e Skenderajt për zhvillimin e bujqësisë. Kryetari Jashari  u shpreh  se është i gatshëm për bashkëpunim, ndër të tjera ai tha se: është mirë që këto grande të shkojnë tek personat qe i meritojnë me shumë pra të ata që janë punëtor, që në të ardhmen ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe me tutje. Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, tha se në komunën e Skenderajt kemi pasur shumë suksese e sidomos në kultivimin e dredhëzave dhe do te vazhdojmë qe të financojmë projekte për Komunën e Skenderajt. Në kuadër të kësaj marrëveshje, ai tha se përveç investimeve të drejtpërdrejta që do të përfitojnë fermerët e Skenderajt, janë paraparë edhe shërbime këshillimore profesionale që ato investime të jenë të qëndrueshme dhe të sigurojnë zhvillimin e fermave të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …