Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Infrastrukturës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për financimin e projekteve të infrastrukturës

Nënkryetari i Komunës së Skenderaj Fadil Nura dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projekteve të infrastrukturës.  Ky memorandum ka të bëjë me financimin e disa projekteve të ndërtimit të rrugëve në Komunën e Skenderajt gjatë vitit 2016 dhe fillimit të vitit 2017.

Memorandumi për financim të projekteve të infrastrukturës në Komunën e Skenderajt përfshinë këto projekte: Asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Rezallë-Abri-Likoc, faza e dytë (zgjerimi);  Ndërtimi i rrugës Morinë-Kryshec;  Ndërtimi i rrugës që lidhë fshatin Klinë e Poshtme me fshatin Prekaz dhe Ndërtimi i rrugës Prekaz-Mikushnicë-Gofile. Projektet që janë objekt i memorandumit janë projekte prioritare të Komunës së Skenderaj dhe paraqesin rëndësi të veçantë në të mirë të qytetarëve të zonave përkatëse.

Me anë të këtij Memorandumi të dyja palët janë pajtuar për mënyrën e financimit, projektimit dhe mbikëqyrjes gjatë fazës së realizmit të projekteve. Palët nënshkruese, po ashtu kanë marrë obligimet e tyre karshi këtij dokumenti të nënshkruar.

Më rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e realizuar me Ministrinë e Infrastrukturës në fushën e infrastrukturës rrugore, bashkëpunim ky që ka qenë i frytshëm edhe në të kaluarën dhe pritet të jetë i tillë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …