Komuna e Skenderajt e përkushtuar për menaxhim më të mirë të mbeturinave

Komuna e Skenderajt është në fazën e parë të implementimit të Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Një ndër objektivat e këtij plani është edhe zgjerimi i shërbimit të menaxhimit të mbeturinave, andaj bazuar në objektivat e këtij plani, Komuna e Skenderajt ka investuar në blerjen e një sasie te kontejnerëve për mbeturina të tipit 120 litërsh në mënyrë që t’i realizojë objektivat dhe obligimet që dalin nga ky plan. Komuna e Skenderajt, ka shpërndarë një sasi rreth 1000 kontejnerëve të mbeturinave të tipit 120 litra, investim ky i Komunës së Skenderajt. Kontejnerët janë shpërndarë në disa pjesë te Qytetit dhe disa fshatra sipas prioriteteve që janë përcaktuar në Planin Komunal dhe sipas klientëve që janë në shërbim. Kjo sasi e kontejnerëve nuk është e mjaftueshme për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve, mirëpo bazuar në Memorandumin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Giz-it Gjerman, së bashku do të shqyrtohet mundësia që edhe në të ardhmen të investohet në blerjen e kontejnerëve dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhim sa më të mirë të mbeturinave. Pavarësisht nga kërkesat dhe gatishmërisë së qytetarëve për të hyrë në shërbim, sfiduese mbeten kapacitetet e Kompanisë “Uniteti”- njësia në Skenderaj për të ofruar shërbim cilësor, andaj Komuna e Skenderajt në të ardhmen do të ngrisë kapacitet për menaxhim të mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …