Komuna e Skenderajt është duke treguar përformancë shumë të mirë në realizimin e të hyrave vetanake

Në periudhën e parë të vitit 2022 Komuna e Skenderajt është duke treguar përformancë shumë të mirë në realizimin e të hyrave vetanake, duke realizuar planin e paraparë dhe me tendencë të tejkalimit të parashikimeve. Burimet kryesore të të hyrave vetanake kanë arritur shifra shumë më të larta krahasuar me vitet e kaluara falë efikasitetit të shërbimeve komunale dhe përgjegjshmërisë së qytetarëve në kryerjen e obligimeve ligjore.

Të dhënat e realizimit për treguesit kryesorë janë:

Lejet ndërtimore 76.23%

Renta e cila është shfrytëzim i pronës publike 75.28%

Tatimi në pronë 62.29%

Këto të hyra vetanake nga burimet e përmendura alokohen tek shpenzimet kapitale dhe në mënyrë indirekte kthehen tek qytetari përmes të mirave publike duke investuar në projekte infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …