“Në listën e gjatë të kompanive dhe ekipeve të shërbimeve publike dhe jopublike, që po e ndihmojnë të ringritet dalëngadalë, komuna e Skenderajt ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për ndërmarrjet “Uniteti”, “Pastrimi”, “Eko Natyra”, “EkoRegjioni” Prizren, KRM “Pastërtia” Ferizaj, NPL “Higjiena” Deçan, NPL “Përparimi” Vushtrri, NPL “Kastrioti” Obiliq, KRU “Gjakova” KRM “Ambienti” Pejë me njësitë e saj Istog dhe Klinë, me mbi 100 punëtorë të palodhshëm, duke dhënë kontribut në pastrimin e hapësirës së gjerë publike dhe kthimit të jetës normale. Ndërkohë që shkollat po bëhen gati për t’i pritur nxënësit, falë angazhimit të personelit arsimor dhe teknik, të cilët po i pastrojnë hapësirat e objekteve dhe po rikthejnë gjërat në vendin e vetë.