Komuna e Skenderajt është fituese e grantit të performancës komunale për vitin 2022, në vlerën e 1,161,321.36 euro, si rezultat i qeverisjes së mirë dhe performancës së shfaqur gjatë vitit raportues. Në ceremoninë e organizuar me rastin e ndarjes së granteve, ku edhe është nënshkruar marrëveshja e grantit, ka marrë pjesë nënkryetari i komunës, Sami Lushtaku, duke e përfaqësuar Skenderajn në mesin e 11 komunave përfituese të grantit të performancës.