Komuna e Skënderajt i organizon një ceremoni rasti Zenë Rushitit me rastin e pensionimit

Komuna e Skënderajt ka organizuar të mërkurën një ceremoni rasti për z. Zenë Rushiti me rastin e pensionimit.

Për të 26 marsi i vitit 2025 ishte dita e fundit në detyrën e tij zyrtare që i shërbeu për shumë vite si Inspektor i Ndërtimit në Komunën e Skenderajt,

Një ceremoni rasti, një mirënjohje zyrtare me falënderim nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, një tortë e dhurata nga kolegët dhe buqeta me lule nga familjarët, ishin ato që karakterizuan përfundimin zyrtar të punës së inspektorit komunal z. Zenë Rushiti!

Kryetari Nura, me këtë rast, e ka falënderuar për angazhimin profesional dhe kontributin e tij në detyrën zyrtare, derisa i ka dëshiruar shëndet të plotë me familje.

Duke qenë dita e pensionimit për Zenë Rushitin, e sotmja praktikisht është edhe ditëlindja e tij, dhe me këtë rast i urojmë gëzuar ditëlindjen!

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …