Drejtoria e Shërbimeve Publike në Skenderaj ka filluar intervenimin në sanimin e defekteve të ndriçimit publik brenda qytetit kurse në ditët në vijim do të vazhdojë identifikimi dhe sanimi i defekteve të ndriçimit publik edhe në fshatrat, kudo që është i shtrirë rrjeti i ndriçimit publik. Komuna e Skenderajt falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre netëve në mungesë të ndriçimit publik në pjesët ku ka pasur defekte!