Komuna e Skenderajt ka nderuar veprën sublime dhe kontributin e dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të doktor Lec Gradicës, në 20 vjetorin e rënies së tij

Komuna e Skenderajt ka nderuar veprën sublime dhe kontributin e dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të doktor Lec Gradicës, në 20 vjetorin e rënies së tij. Kurora me lule te varri i doktor Lec Gradicës, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Marinë të Skenderajt, përveç familjarëve, kanë vënë edhe bashkëluftëtari i dëshmorit të UÇK-së, Bekim Haxhiu, deputet në Parlamentin e Kosovës, në emër të Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe bashkëluftëtarë tjerë të dr.Lec Gradicës. Dr. Lec Leci, i njohur si Lec Gradica, ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës. Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantel-bardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …