Komuna e Skenderajt ka nisur ndërtimi e rrugëve të lagjeve në Vitak

Pjesë e investimeve në infrastrukturën rrugore të lagjeve të komunës së Skenderajt është edhe fshati Vitak. Lagjet Miftaraj, Nimanaj, Imeraj dhe Topallaj do të bëhen më rrugë cilësore.

Me rastin e nisjes së punimeve në këto projekte të rëndësishme për banorët e Vitakut, këtë fshat e ka vizituar nënkryetari i komunës së Skenderajt z.Fadil Nura.

Ai ka premtuar punë kualitative dhe realizim të projekteve të tjera në Vitak që nuk do të përfundojnë vetëm më rrugë të asfaltuara, pasi Komuna e Skenderajt do të investojë edhe në projekte të tjera jetike për qytetarët e kësaj ane.

Ndërkohë në këtë lokalitet do të fillojnë shumë shpejt edhe punimet në rrugët e lagjeve Sylaj, Kuqani dhe Fekaj të fshatit Çubrel.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …