Komuna e Skënderajt ka organizuar takim me veteranët e arsimit, që janë pensionuar gjatë vitit 2024

7 marsi – dita e mësuesit, në komunën e Skënderajt u shënua me një aktivitet të organizuar nga Drejtoria komunale e Arsimit, me veteranët e arsimit, që janë pensionuar gjatë vitit 2024 dhe me nxënësit e mësimdhënësit më të suksesshëm për vitin shkollor 2023-2024.

Me këtë rast janë ndarë mirënjohje dhe dhurata për veteranët e arsimit dhe për nxënësit e mësimdhënësit më të suksesshëm në garat e organizuara gjatë vitit shkollor 2023-2024.

Rezultatet dhe sukseset e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë janë padyshim edhe suksese të komunës sonë.

Suksese më tutje për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të komunës në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt orë letrare për “Epopenë e  UÇK-së”

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në organizim të Drejtorisë …