Komuna e Skënderajt ka shtruar mbrëmë iftar për gratë udhëheqëse të Departamentit të Gruas në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj

Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Skenderajt ka shtruar mbrëmë iftar për gratë udhëheqëse të Departamentit të Gruas në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, si dhe të ftuara tjera të shoqërisë sonë.

Drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, duke i falënderuar në emër Komunës së Skenderajt dhe në emër të kryetarit Fadil Nura, për bashkëpunim ndërmjet Keshillit të Bashkësisë Islame dhe Komunës, ka thënë se muaji i Ramazanit është muaj i solidaritetit, devotshmërisë, sakrificës dhe dashurisë ndaj njeri-tjetrit.

Ajo ka thënë se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe interesit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …