Më rastin 25 vjetorit të sulmit të parë dhe rezistencës së armatosur të Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Komuna e Skenderajt ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në shenjë përkujtimi dhe nderimi të kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Delegacioni i zgjeruar i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Kryesuesi i Kuvendit Ismet Saliu bashkë me anëtarët e Kuvendit komunal kanë nderuar veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve, duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari “ në Prekaz.
Më 30 dhjetor 1991, Familja Jashari dhe Komandanti Adem Jashari i ishte përgjigjur me armë sulmit të parë të forcave serbe mbi këtë familje. Kjo ngjarje njihet si rezistenca e parë e armatosur kundër forcave okupatore serbe.