leoni

Komuna e Skenderajt mbajti mbledhje publike

Komuna e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e dytë publike me qytetarë. Në hapje të saj nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka prezantuar të arriturat e Komunës së Skenderajt në realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturë në qytet dhe fshatra.

Ai u ndal me theks të veçantë në disa prej projekteve të mëdha të rrugëve, ujësjellës dhe kanalizime, duke përfshirë projektin e rrjetit të ujësjellësit në 12 fshatra të Skenderajt. Si sukses z. Nura përmendi edhe krijimin e mundësive për investime nga jashtë dhe efektshmërinë e Komunës së Skenderajt në realizimin e buxhetit duke eliminuar edhe këtë vit mbetjet e pashpenzuara si suficit.

Nura përmendi një varg projektesh që janë realizuar gjatë vitit 2016 dhe që kanë qenë prioritet i Komunës së Skenderajt.

Nënkryetari Nura tha se sfidë për Komunën dhe për të personalisht ka qenë mungesa e Kryetarit Sami Lushtaku për shkak të procesit dhe dënimit të padrejtë të tij.

Duke folur për projektet prioritare për vitin 2017, nënkryetari Nura theksoi se prioritet për komunën në vitin 2017 do të jenë projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve.

Përfundimi i projektit të rrugës unazore të qytetit, përfundimi i objekteve shkollore që janë në ndërtim e sipër, vazhdimi i thithjes së investimeve nga jashtë dhe përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave.

Qytetarët pjesëmarrës në mbledhje u interesuan për disa projekte dhe ngritën disa shqetësime si: mungesa e barrierave përgjatë lumit Klina, mungesa e kontinjerëve në disa pjesë të qytetit, mundësia e kyçjeve më të shpeshta në rrugën magjistrale pas zgjerimit të saj në lagjet 3 dhe 6, si dhe dinamika e punimeve në objektet shkollore në ndërtim e sipër.

Nënkryetari Fadil Nura dhe drejtorët e drejtorive komunale kanë dhënë përgjigje në pyetjet dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët pjesëmarrës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …