Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, si dhe dëshmorëve dhe martirëve tjerë të cilët ranë heroikisht me 30 prill të vitit 1999.
“Në aktivitetin e homazheve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, familja Kodra, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufts dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast, është lartësuar vepra dhe heroizmi i Ilaz Kodrës, si bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, të cilët e flijuan vetën e tyre për lirinë e vendit.
Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës”,