leoni

Komuna e Skenderajt mirënjohëse për kontributin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kohëve të fundit ka qenë shumë aktive në Skenderaj duke ndihmuar familje me gjendje jo të mirë ekonomike dhe shëndetësore. Në saje të kontributit të saj dy familje të Skenderajt janë bërë me banesa të reja si dhe është shëruar nga verbëria një 44 vjeçare.

“Jetimat e Ballkanit” ka realizuar blerjen e banesave për familjen e Bajram Thaçit dhe për familjen Lulzim Kadriut, si dhe kanë arritur që ta shërojnë 44 vjeçaren Hafize Thaçi, e cila për 4 dekada ishte e verbër.

Më qëllim të falënderimit për kontributin e dhënë për të mirën e qytetarëve të Skenderajt, drejtorin ekzekutiv të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati në emër të Komunës së Skenderajt e ka falënderuar për humanitetin drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Enver Gashi. Kastrati edhe një herë i falënderoi të gjithë njerëzit që kanë ndarë mjetet e tyre financiare për t’i ndihmuar familjet nevojtare të Skenderajt. Sipas tij rastet që ka ndihmuar shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë qenë të rënda dhe dhuruesit bamirës nuk kanë hezituar të ndihmojnë.

Ndërsa z. Gashi ka shprehur mirënjohjen e institucioneve lokale të Skenderajt për kontributin humanitar që kanë dhënë donatorët e kësaj shoqate bamirëse në zgjidhjen e problemit të banimit për dy familjet skamnore si dhe për shërimin e Hafize Thaçit.

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” me fondet e mbledhura nga njerëzit e vullnetit të mirë ka bërë me banesa familjen e Bajram Thaçit dhe familjen e Lulzim Kadriut si dhe ka shëruar nga verbëria 44 vjeçaren Hafize Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …