Në kuadër të shënimit të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, Komuna e Skenderajt me qëllim të motivimit të gruas në ditën ndërkombëtare të tyre ka organizuar një ceremoni festive për të gjitha punëtoret që punojnë në komunën e Skenderajt.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryesuesen, Fatbardha Haliti dhe asambliste, mori pjesë në këtë organizim, për t’ju uruar festën e 8 marsit, duke ju shprehur gatishmërinë për përkrahjen e tyre në fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje