Komuna e Skënderajt nesër shënon 20- vjetorin e sulmit të dytë të forcave ushtarake e policore serbe mbi familjen Jashari. Sipas një njoftimi të komunës së Skenderajt, kryetari Bekim Jashari me bashkëpunëtorë, nesër në orën 9:00, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të bëjnë homazhe në varrezave të Dëshmorëve në Kompleksin Përkujtimorë “Adem Jashari”, në Prekaz.
