Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt si çdo vit tjetër organizon një mori aktivitetesh. Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Bekim Jashari. Kjo është agjenda e aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Skenderajt me rastin e 12 shkurtit: 17 shkurt, nga ora 09:00 - Homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin ,,Adem Jashari” Skenderaj. 09:30, Komuna e Skenderajt së bashku me komunën e Drenasit organizon homazhe tek kompleksi Memorial ,,Adem Jashari” në Prekaz. 10:00, Homazhe tek Memoriali i dëshmorëve në Marinë. 11:00, Kuvendi Komunal i Skenderajt mbanë Seancë Solemne për nderë të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. 1300, Manifestimi qendrorë, Program Kulturorë e Artistikë. 15:00, Turneu Kupa e ,,Pavarësisë” në Futboll të Vogël, Gjysmëfinalja dhe Finalja.