Në kuadër të ofrimit për shërbime më të mira për qytetarët, komuna e Skenderajt përfitoi 614 shporta për mbeturina. Në pranimin e këtij donacioni ishte dhe drejtori i shërbimeve publike, Gëzim Ejupi. Këto shporta do të shpërndahen në mënyrë proporcionale në fshatrat e komunës së Skenderajt, duke shtrirë rrjetin e ofrimit të shërbimeve sa më shumë për qytetarët, me veprime të tilla do të tentohet që të minimizohen deponitë ilegale duke investuar edhe në makineri për grumbullimin e mbeturinave.