leoni

Komuna e Skenderajt, po angazhohet vazhdimisht në largimin e deponive ilegale

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet shërbimeve të saj publike, po angazhohet vazhdimisht në largimin e deponive ilegale. Kësisoj, në kuadër të përpjekjeve për të zbatuar planin e punës, për një ambient të pastër në gjithë territorin e komunës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, është angazhuar të punojë në largimin e deponive, kudo që janë identifikuar ato. Një aksion i tillë është ndërmarrë në fshatrat Polac dhe Kotorr, pas të cilave veprimet janë orientuar në Klinë të Epërme, përgjatë vendit të quajtur “Përroi i keq” dhe në Llaushë, ku janë pastruar hapësirat që ishin mbushur me mbeturina, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala. Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët, pa dallim, që të kontribuojnë në mirëmbajtje të ambientit, duke mos hedhur mbeturina jashtë hapësirave që nuk janë të dedikuara, dhe njëkohësisht fton për raportim tek organet kompetente, kudo që hasin në rastet e ndotjes së ambientit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …