Komuna e Skenderajt po investon edhe ne rrugët e Tërnovës

Me përmirësimin e kushteve meteorologjike intensiteti i punimeve në projektet infrastrukturore që po financohet nga Komuna e Skenderajt po rritet. Kudo kanë filluar punimet në projektet e mbetura nga viti i kaluara dhe në ato të reja. Kështu në Tërnovë tashmë ka filluar ndërtimi i rrugëve dhe rrugicave të lagjeve. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen këtu, nënkryetari i komunës së Skenderajt ka qëndruar në Tërnovë. Vizita e nënkryetarit Nura u mirëprit nga banorët e këtushëm, të cilët e falënderuan komunën e Skenderajt për përgjigje karshi nevojave të banorëve për rrugë të asfaltuara. Më këtë rast z. Nura i siguroi banorët se projekti i asfaltimit të rrugëve të Tërnovës do të mbikëqyret nga institucionet përkatëse dhe vetë banorët më qëllim të realizimit sa më të mirë të tij. Ditë më parë Tërnova kishte probleme me furnizim të ujit pasi pompat e furnizimit ishin prishur, mirëpo me intervenimin e nënkryetarit Nura ky problem është evituar shpejt. Tashmë Tërnova po bëhet vendbanim me kushte të mira për jetë të banorëve falë investimeve të Komunës së Skenderajt në ujësjellës dhe në rrugët e këtij lokaliteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …