Komuna e Skenderajt shtrinë dorën e investimeve në fshatrat e saj

Komuna e Skenderajt po vazhdon me realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore, duke lidh qytetin me fshatrat e komunës. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka dal të martën pasdite në teren, për të parë nga afër realizimin e projekteve rrugore. Ai ka thënë se Skenderaj po ndryshon dita-ditës, fal realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore brenda zonave të banimit. Sipas kryetarit Jashari, me realizimin e projektit të asfaltimit rrugës Kryeshec – Marinë, si bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Skenderajt, po lehtësohet jeta e qytetarëve të kësaj ane dhe lidhja e fshatrave në mes vete. Edhe projekti i rrugës në Burojë, që përfundoi sot, ua kthen shpresën banorëve se investimet publike do të vazhdojnë pa u ndal, ka shtuar i pari i Komunës së Skenderajt, sipas të cilit, investimet po shtrihen edhe në Lagjen “Mehaj” në Prekaz të Poshtëm, pasi sot filloi asfaltimi i rrugëve brenda fshatit, për t’iu dhënë për herë të parë mundësinë banorëve atje t’i shijojnë investimet publike. Në fund, kryetari Jashari ka thënë se “dora e investimeve do të shtrihet gjithandej, në çdo pjesë të Komunës sonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …