Me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Izbicës, të shkaktuara nga forcat kriminale dhe terroriste serbe, Komuna e Skënderajt të premtën me 28 mars me fillim në ora 120.00 organizon Tubim Përkujtimor në Kompleksin Përkujtimor në fshatin Izbicë.
Në kuadër të shënimit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i Pllakës përkujtimore në shtëpinë që shërbeu si furrë buke për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.