leoni

Komuna e Strugës, për të ruajtur moralin publik, ka ndaluar shëtitjen me rroba banjoje në shëtitoren qendrore

Komuna e Strugës, për të ruajtur moralin publik, ka ndaluar shëtitjen me rroba banjoje në shëtitoren qendrore

Komuna e Strugës, për të ruajtur rendin publik ka sjell një vendim të ri – ka ndaluar shëtitjen me rroba banjoje në shëtitoren qendrore. Në vendim thuhet:  Me qëllim  të respektimit të  rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Çarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës. I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike. Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”, thuhet në njoftim. Për disa njerëz marrja e Encorton mund të jetë e rrezikshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …