Sipas një Memorandumi të Mirëkuptimit në mes të kryetarit të Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj dhe përfaqësueses së “ Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve” ( Voice of Roma, Ashkali and Egyptians ), me bashkëfinancim do të ndihmohet qendra e edukimit për Komunitetin RAE, e cila do të jetë në shërbim të ngritjes së arsimimit dhe edukimit të këtij komuniteti. Sipas programit që parashihet në Memorandumin e bashkëpunimit, qendra e edukimit ka për qëllim, të përfshijë fëmijët e pa favorizuar në arsimin e rregullt, të zvogëlojë numrin e braktisjeve nga shkollat e rregullta, të shtojë suksesin e tyre akademik në shkollë dhe në mirëqenjën e përgjithshme si dhe të lehtësojë pjesëmarrjen e tyre në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët.