leoni

Komuna e Therandës me pastrim të ambientit do të shënoi Ditën e Tokës

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të drejtorëve që u mbajt në komunën e Therandës, u diskutua për shënimin e Ditës së Tokës e cila është me 22 prill. Në kuadër të kësaj date u tha se do të filloj një aksion i madh i pastrimit të mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Suharekës. Kështu, kryetari Muharremaj ka urdhëruar stafin e drejtorëve që të angazhohen në këtë aksion i cili do të mbahet dy ditë. Të enjten me 19 prill, do të bëhet pastrimi i të gjitha deponive ilegale me mbeturina të ngurta, ku siç u tha në takim ka mbi 80 deponi ilegale dhe atë në secilin fshat të Komunës. Pjesë e këtij aksioni do të jenë edhe Shoqata e bizneseve të Therandës, kompanitë private, OJQ-të dhe institucionet e ndryshme publike dhe private. Ndërsa aksionit të pastrimit dhe largimit të mbeturinave nga rrugët dhe sheshet e çdo cepi të territorit të Komunës do ti bashkëngjiten edhe rreth 7000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Suharekës. Për përgatitjet dhe masat që do të merren gjatë dy ditëve të pastrimit do të diskutohet në Këshillin Organizativ për shënimin e Ditës së Tokës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …