leoni

Komuna e Suharekës ndanë fidane të mollës rrushit dhe mjedrës

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë në komunën e Suharekës, kryesuesi i takimit z.Rexhep Kuçi, ka bërë të ditur se të premten apo në fillim të javës së ardhshme do të bëhet shpërndarja e përfituesve të fidaneve të mollës, rrushit dhe mjedrës, për fermerët e kësaj Komune. Vlera e këtij projekti që është ndarë nga buxheti i drejtorisë së Bujqësisë kap shumën prej 32 mijë euro. Kuçi ka bërë të ditur edhe për punët dhe aktivitetet tjera që janë zhvilluar në këtë komunë gjatë javës që shkoi, ndërsa për situatën e sigurisë në komunën e Suharekës, ka  raportuar zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, z.Afrim Sylaj, toger, i cili pasi ka numëruar aktivitetet me të cilat po merret policia e Kosovës, përkatësisht ajo në Suharekë, më pas ka shtuar se gjatë javës ka ndodhur  1 incident zjarri, 4 aksidente në trafik, 2 lëndime trupore, 2 vjedhje dhe tri dëmtime të pronës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …