Komuna e Suharekës ka filluar implementimin e disa projekteve në infrastrukturën rrugore. Kështu, sot ka nisur ndërtimi i rrugës Qafa e Duhlës- Greiçevc, me gjatësi prej 1440 metrave, me vlerë 53,585 €.
Gjithashtu ka nisur edhe ndërtimi i rrugës “Bregu i Frangut” në Bllacë me gjatësi prej 380 metrave me vlerë prej 21,594.€.