Komuna e Vitisë apelon tek mësimdhënësit

Pas reflektimit pozitiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave në sektorin e arsimit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga mësimdhënësit e Komunës së Vitisë që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë që fëmijët tanë të mos humbasin orët e mësimit. Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar që së bashku me ju dhe të gjithë akterët të mos dëmtohet procesi mësimor, thuhet në apelin e kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, drejtuar, mësimdhënësve të Komunës së Vitisë, për rifillimin e procesit mësimor.

.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …