leoni

Komuna e Vitisë bëhet pjesë e një pilot-projekti që ka rëndësi të veçantë për personat me aftësi të kufizuara fizike

Komuna e Vitisë, është përzgjedhur si komunë përfituese për realizimin e një pilot-projekti për mundësin e identifikim të qasjes fizike të personave me aftësi të kufizuara fizike në të gjitha objektet publike dhe private, me qëllim të mos-diskriminimit dhe integrimit të tyre në shoqëri. Kjo u bë me dije sot nga Venera Çerkini, Udhëheqëse e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të komunave e cila është pritur në takim nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë. Në këtë takim Kryetari Haliti theksoj se ky projekt për të ka një rëndësi të veçantë pasi që sipas tij me atë do të përfitojnë qytetaret me nevoja të veçanta. Ai theksoj se komuna e Vitisë do të bëjë çmos që realizimi i tij të jetë sa më i mirë. Kurse Venera Çerkini, Udhëheqëse e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të komunave, i njoftoj të pranishmit rreth këtij pilot projekti dhe arsyeja pse ata kanë përzgjedhur komunën e Vitisë për ta realizuar atë pikërisht në këtë komunë. “Gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim dhe komunikim të mirë me komunën e Vitisë dhe me zyrtarë e saj. Prandaj kemi përzgjedhur që me këtë komunë të realizojmë këtë pilot-projekt të rëndësishëm”, u shpreh Çerkini. Përndryshe më pas është zhvilluar edhe një takim pune me grupin punës në të cilën kanë marrë pjesë Ibadete Hyseni dhe Rafiz Shabiu, zyrtarë komunale në Viti. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna dhe të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …