Komuna e Vitisë bën thirrje për ngritje të kapaciteteve të furnizimit me ujë, rrymë dhe menaxhim të mbeturinave

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Menaxhimit të Ujërave “Hidromorava”- Njësia në Viti, Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave ECO-Higjiena dhe përfaqësuesit e KEDS-it në Viti. Me këtë rast nënkryetari Aliu, ka kërkuar që gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe fluksit të mërgimtarëve të shtohen në maksimum kapacitetet e shërbimeve ndaj qytetarëve si në furnizimin me ujë të pijshëm, furnizimin me energji elektrike por edhe në menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave në këtë komunë. “ Kërkoj nga ju që t’i shikoni të gjitha mundësitë që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët vitias, në veçanti të shtohen kapacitetet në shërbimet publike që ofrohen nga kompanitë tuaja, në këtë kohë kur në vendin tonë po mbretërojnë temperatura të larta dhe kur kemi një fluks të madh të bashkatdhetarëve tanë, të cilët po qëndrojnë për pushime në vendlindje. Natyrisht, në këtë drejtim komuna e Vitisë, është në gjendje gatishmërie që të ju përkrah në këtë aspekt”, u shpreh nënkryetari Aliu. Ndërsa përfaqësuesit e kompanive në fjalë, kanë theksuar se gjatë kësaj kohe ka sfida të shumta por se ata janë të përkushtuar të ju ofrojnë secilit qytetarë dhe konsumator shërbime sa më të mira, kurse ata që keqpërdorin shërbimet pritet të bëhet ndëshkimi i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …