leoni

Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran rinovuan tri klasa parashkollore dhe furnizuan ato me mjete të nevojshme

Në kuadër të projektit “Shpresë” që është bashkëpunim i Komunës së Vitisë me Caritasin Zviceran, në tri shkolla të komunës së Vitisë janë bërë renovime dhe furnizime me mjete të nevojshme për klasat parashkollore. Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, bënë me dije se bëhet fjalë për klasat parashkollore që në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Nijazi Rexhepi” Sllatinë e Epërme, paralelja e ndarë në Tërstenik, Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Dëshmorët e Vitisë”- paralelja e ndarë në Drobesh dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasa Alia” në Remnik të Vitisë. Drejtori Aliu, potencoi se në  kuadër të bashkëpunimit të Komunës me Caritasin Zviceran dhe me bashkëfinancimin e tyre këto tri klasa parashkollore pos që janë rinovuar ato janë kompletuar me mjete të konkretizimit, rafte, tavolina dhe të tjerë. Ai bëri me dije se në kuadër të bashkëpunimit të tyre disa edukatorë të kësaj komune veç se kanë ndjekur trajnime profesionale kurse pjesa tjetër pritet të ndjekin trajnimet së shpejti. Ai tha se kjo komunë është falënderuese ndaj Caritiasit Zviceran për projekt dhe potencoi se kjo është në interes të edukimit dhe arsimit të gjeneratave të reja. Përndryshe ai i shoqëruar nga Albert Bakalli, përfaqësues i Caritasit Zviceran dhe Zyrtari komunal, Zijadin Ahmeti kanë vizituar nga afër këto klasa parashkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …