U nënshkrua marrëveshje mirëkuptimi në mes të kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në fushat e planifikimit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, që përfshinë hartimin e Planit Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave, hartimin e rregullores komunale për menaxhim të mbeturinave, krijimin e një sistemi për mbledhjen e mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit dhe fraksioneve të mbeturinave për tu ndarë. Gjithashtu, parasheh reforma institucionale dhe administrative, që përfshijnë modelin e operatorit, krijimin e një njësie/emërimin e një zyrtari për menaxhim të mbeturinave dhe përforcimin e inspektoratit.
Kontrolloni gjithashtu
39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale
Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …