Komuna e Vitisë dhe IADK kanë shpërndarë sot motokulitvatorë për fermerët vitias

Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me organizatën IADK në Viti, janë shpërndarë 8 motokulitivatorë frezë për fermerët vitias. Me këtë rast në ceremoninë e dorëzimit ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti dhe përfaqësues të organizatës IADK dhe të tjerë.

Me këtë rast kryetari Haliti, i ka përgëzuar fermerët përfitues për këto pajisje bujqësore duke potencuar se komuna e Vitisë me partnerët e saj ka qenë është dhe mbetet e përkushtuar që të ju dal në krah të gjithë fermerëve vitias në të gjithë sektorët bujqësor. “ Dua të përgëzoj përfituesit e këtyre pajisjeve bujqësore, natyrisht se ne mbesim të përkushtuar në realizimin e shumë projekteve në fushën e bujqësisë dhe sektorëve bujqësorë si në perimtari, pemëtari, blegtori e sfera të tjera. Gjithashtu dua ta falënderoj organizatën Iniciativa për Zhvillim e Bujqësisë së Kosovës IADK dhe bashke financuesin nga Gjermania”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ndërkaq Arlinda Sahiti, ka theksuar se këto motokulivatorë frezë janë në kuadër të bashkëpunimit të komunës me IADK-në konkretisht të projektit “ Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës, dhe janë bashkëfinancim i organizatës gjermane “ Brot für die Welt” nga Gjermania.
Përndryshe keta fermerë janë përfitues të pakos mbështetse me serrë, sistem të ujitjes dhe fidane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …