Komuna e Vitisë dhe KDI në takimin me këshillat e fshatrave, identifikojn nevojat për investime në lokalitetet e komunës

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë, në kuadër të zbatimit të projektit “Rritja e llogaridhënies së Institucioneve lokale”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë. Temë e këtij takimi ishte shqyrtimi rreth përfshirjes së kërkesave të qytetarëve të dala nga dëgjimet buxhetore, si prioritete që kanë dalë nga kërkesat në debatet publike. Përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, kanë paraqitur nevojat që kanë në lokalitetet e tyre, si prioritet për investime, ndërkohë që si kërkesë e domosdoshme është identifikuar më së shumti mungesa e ujit të pijshëm. Gjithashtu, u diskutua edhe për projektet e realizuara gjatë vitit 2019 dhe projektet që pritet të realizohen për gjatë vitit 2020. Takimi i sotëm u mbajt si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka KDI me zyrtarët komunal dhe këshillat e fshatrave, në raport me implementimin e projektit të kësaj organizate në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …