Komuna e Vitisë dhe kompania “Eco Higjiena’ nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale” për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, si dhe duke u nisur nga qëllimet dhe interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes së potencialeve të reja turistike në zonën turistike ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit, është nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Kompanisë rajonale  të pastrimit “Eco Higjiena’. ‘Nënshkrimin e këtij memorandum e bënë kryetari i komunës Sokol Haliti dhe kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Eco Higjiena” Senad Ramaj. Ky Memorandum mirëkuptimi përcakton të drejtat dhe detyrimet reciproke të palëve për bashkëpunim të ndërsjellë në kuadër të projektit për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit. Qëllimi i këtij projekti që financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të “Cros Border” është promovimi i sektorit të mbrojtjes së mjedisit, që në mënyrë efikase përshtatet për nevojat e mjedisit vendore dhe ndërkombëtare dhe të kontribuojë në përshpejtimin e rritjes dhe të stimulojë krijimin e vendeve të punës në zonën ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Komuna e Vitisë, si lider i projektit ndërkufitar për mbrojtjen e ambientit në rajonin ndërkufitar të Vitisë dhe Gostivarit, do të investoj në mbrojtje të Lumit Morava dhe promovimin e mundësive për mbrojtjen e ambientit në rajonin ndërkufitar. Komuna e Vitisë do të japë informacion mbi nevojat e të gjithë akterëve të lidhur me zhvillimin e mbrojtjes së ambientit, aty ku është e mundur, do të bëjë përpjekje për të ofruar kushte të favorshme për përdorimin e këtij informacioni. Ndërkaq, Eko-Higjiena  do të ofrojë mbështetje, në varësi të nevojave të projektit ‘’Lidhja Rajonale’’në aspektin e informacionit, ekspertizës dhe përvojës. Ajo gjithashtu do të inkurajojë ndërmarrjen e mbrojtjes së ambientit, si dhe të gjithë akterët që të kontribuojnë në mënyrë aktive në realizimin e objektivave të projektit.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …