Komuna e Vitisë dhe Organizata ODK me platformë për mbledhjen dhe prezantimit e të dhënave në sistemin edukativ e arsimor

Në kuadër të realizimit të projektit Tech4Policy, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësueset e Organizatës ODK-së (Open Data Kosovo), ku është biseduar rreth mbledhjes dhe prezantimit dhe të të dhënave në sistemin edukativ e arsimor. Komuna e Vitisë do të jetë përfituese e një zgjidhje digjitale për të kontribuar në sfidat e qeverisjes dhe demokratizimit në komunat e Kosovës. ODK do të zhvilloj një platformë që do i mbledh dhe prezantoj të dhënat rreth sistemit edukativ dhe arsimor në nivelin e arsimit të mesëm të lartë, ndërkaq kjo platformë do të realizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të komunitetit dhe Komunës së Vitisë. Indeksi Rajonal i Hapjes Institucionale matë shkallën se sa institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të hapura për qytetarët dhe shoqërinë dhe kjo është e bazuar në katër parime: transparencën, qasshmërinë, integritetin dhe efikasitetit. Parimi i transparencës kërkon që informacionet organizative, buxheti dhe procedurat të prokurimeve publike janë në dispozicion të publikut dhe publikohen rregullisht dhe janë të përditësuara. Qasshmëria është e lidhur me sigurimin dhe respektimin e procedurave për qasje të lirë në informata, duke përmirësuar qasjen e informacionit me anë të debateve publike dhe forcimin e ndërveprimit dhe komunikimit me qytetarët. Integriteti përbëhet nga mekanizmi për parandalimin e korrupsionit, Kodit të Etikës dhe rregullimin e lobimit. Parimi i fundit, efikasiteti, i referohet monitorimit dhe vlerësimit të politikave të kryera nga institucionet. Në kuadër të matjes së hapjes institucionale komuna e Vitisë, konsiderohet si një ndër më të suksesshme krahas komunës së Prishtinës dhe Gjilanit duke shënuar 55% të indikatorëve. Kjo matje bëhet në kuadër të projektit të “Llogaridhënia, Teknologjia dhe Hapja Institucionale në Regjionin e Evropës Juglindore – ActionSEE është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian për rrjetin e organizatave joqeveritare në Ballkanin perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …