Komuna e Vitisë dhe policia me projekt të përbashkët për parandalimin e dukurive të zjarreve

Drejtoria e Policisë në Bashkësi në bashkëpunim me komunën e Vitisë, kanë mbajtur  një takim rreth realizimit të projektit “Parandalimi i dukurive të zjarreve”, me që rast është diskutuar për hapat që duhet ndërmerren rreth parandalimit të zjarreve në komunën e Vitisë. Qëllimi i këtij takimi është eliminimi i burimeve që shkaktojnë zjarret e të cilat ndodhin në forma të ndryshme kudo qofshin ato. Në këtë takim u propozua që të organizohen takime nëpër vendbanimet e komunës së Vitisë, me bujq, të rinj, punëtor etj, me qëllim të prezantimit të këtij projekti. Projekti parashihet të realizohet në dy faza, ku faze e parë pritet të përfundoj me datën 5 qershor 2023, ku komanda e stacionit të policisë përmes zinxhirit menaxhues duhet të dërgoj informacionet lidhur me implementimin e këtij projekti, për vështirësitë që paraqiten në angazhime qoftë administrative, logjistike apo personelit. Ndërkohë faza e dyte, të bëhen vlerësime për zjarret e krijuara në periudhën maj-tetor 2023, për të bërë krahasimin e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar dhe deri më 15 nëntor të përpilohet një raport nga DPBP, ku me të arriturat do të njoftohen komuniteti, institucionet dhe partnerët.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …