Komuna e Vitisë dhe Shoqata Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” nënshkruajnë dy marrëveshje, njëra parasheh bashkëfinancimin për ndërtimin e Ambulantes në Terpezë të Vitisë

Në fshatin Terpezë të Vitisë pritet të ndërtohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare dhe atë falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Shoqatën Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”. Kjo u bë me dije pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorin e kësaj shoqate Islam Cakaj. Sipas kësaj marrëveshje ky objekt shëndetësor do të ndërtohet në bashkëfinancim të Komunës së Vitisë me shoqatën “Qëndresa Kosovare”. Gjithashtu gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi në mes të komunës së Vitisë me këtë shoqatë, ku parashihet bashkëpunimi i tyre në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, ekonomisë, çështjeve sociale dhe të tjera. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Drejtorët Basri Aliu, Hanife Jonuzi si dhe Vjollca Kadolli-Halili.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …