Komuna e Vitisë dhe Shoqata Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” shikojnë mundësitë për ndërtimin e ambulantes së re në Tërpezë të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” në krye me drejtorin e kësaj shoqate Islam Cakaj. Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me këtë shoqatë, kryesisht për mundësinë e ndërtimit të objektit të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Tërpezë të Vitisë. Gjatë këtij takimi u bë me dije se ndërtimi i objektit të ri shëndetësor në Terpezë pritet të bëhet në bashkëfinancim të Komunës së Vitisë me këtë shoqatë e cila mbledh fonde nga vendet e ndryshme në veçanti nga Kuvajti. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Vitia ju është mirënjohës të gjithë donatorëve në veçanti popullit Kuvajtian për ndihmën e vazhdueshme për qytetarët e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …