Komuna e Vitisë, DORSCH/CDI dhe “Hidromorava” në përgatitjen e një dokumenti final që parasheh sigurimin e ujit të pijshëm për shumë fshatra të kësaj komune

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur në takim përfaqësues nga DORSCH/CDI dhe nga Kompania Regjionale e Ujërave “Hidromorava”- Gjilan. Me këtë rast është folur rreth angazhimi të tyre në sigurimin e ujit të pijshëm në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, bëri me dije se komuna e Vitisë është duke bërë përgatitjet e nevojshme për hartimin e një marrëveshje që pritet të nënshkruhet së shpejti dhe që parasheh furnizimin me ujë të pijshëm për shumë fshatra të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …