Komuna e Vitisë e gatshme të bashkëpunoj për rregullimin e sistemit të ujitjes në tokat bujqësore me Komasacion

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava së bashku me zyrtaret pranë kësaj drejtorie Tajar Neziri dhe Fadil Hoxha, kanë pritur sot në takim, ish kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës Murat Mehën. Gjatë këtij takimi është folur për implementimin e Master-Planit për rregullimin e sistemit të ujitjes në tokat bujqësore me komasacion. Bëhet me dije se ky Master-Plan do hartohet në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe implementimi i tij pritet të financohet nga Banka Botërore. Kryetari Haliti gjatë këtij takimit ndër tjerash theksoi se Komuna e Vitisë, është e gatshme të bashkëpunoj në këtë projekt të rëndësishëm dhe atë më qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë të tokave bujqësore. Ai potencoi se bujqësia është një sektor i rëndësishëm për zhvillim, prandaj duhet të punohet me përkushtim në këtë drejtim. Ndërkaq edhe Majlinda Ostrogllava, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë tha se drejtoria që ajo drejton është e gatshme të bashkëpunoj në përgatitjen e master planit për ujitjen e tokave duke vërtetuar gjendjen faktike dhe mundësitë që ky projekt të behet i zbatueshëm nga komuna dhe Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …