Komuna e Vitisë e përkushtuar në ngritjen profesionale të punëtorëve shëndetësorë

Komuna e Vitisë dhe QKMF në Viti, në koordinim me ekipin e KFOR-it LMT, kanë organizuar trajnimin e radhës për punëtorët e QKMF-së në Viti, me theks të veçantë punëtorët e urgjencës. Ky trajnim që kishte të bënte me ofrimin e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, traumat, mbytja në ujë dhe goditja nga rryma elektrike, u mbajt në kampin Bondsteel, ku përpos pjesës teorike, u mundësua edhe pjesa praktike. Pas përfundimit të trajnimit stafi i QKMF-së patën mundësinë të vizitojnë kampin Bondsteel. Përndryshe, vite me radhë QKMF në Viti është përkrahur nga ekipet mjekësore të KFOR LMT, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe me donacione  të ndryshme.

May be an image of 12 people, people studying and text that says 'GAMECOCKS CLEMSON TIGERS'

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …