leoni

Komuna e Vitisë edhe pse nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me COVID-19, po vazhdon me masat parandaluese

Ndonëse në Komunën e Vitisë nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me virusin pandemik COVID-19, kjo komunë ka vazhduar me masat parandaluese. Me këtë rast Njësia Profesionale e Zjarrëfiskve dhe Shpëtimit në Viti, ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të jashtme, si rrugët dhe trotuaret në Pozheran. Përndryshe në komunën e Vitisë të prekur nga ky virus kanë qenë gjithsej 54 qytetarë fatmirësisht të gjithë janë shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …